Reshjet shiu e kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit nga mesnata e së shtunës. Në Qarkun e Dibrës, prurjet e përrenjve malorë kanë shkaktuar rënie të gurëve dhe inerteve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Qyteti i Peshkopisë u përfshi edhe nga një stuhi bore, e cila më intensive raportohet në zonat e thella kur trashësia arrin deri në 15 cm. Në zonat bregdetare problem mbetet parametri i erës, që ka arritur edhe shpejtësinë e 65 km/ore. Sipas sinoptikanëve kthjellimet do të rikthehen të hënën. “Java tjetër nis me përmirësim të motit dhe kthjellime. Do të ketë rritje të temperaturave deri në 21 gradë” Me reshjet e javëve të fundit ka një përmiresim të situatës në kaskadën e Drinit. Niveli i liqenit të Fierzës ka arritur në 270 metra nga 259 metra që ishte ditët e fundit të muajit Mars.