Mes luhatjes së temperaturave, do të kalojë java e tretë e muajit Prill. Sinoptikanët parashikojnë një freskim të motit, me temperatura që do të ulen me disa gradë. Hakil Osmani: Deri të martën do të ulen temperaturat me 8 gradë, pra më të ulta sesa normalet e muajit. Maksimumi do të arrijë deri në 17 apo 18 gradë Celsius. As reshjet nuk do të mungojnë në fillimjavë, por sasia e tyre do të jetë e pakët. Hakil Osmani: Do të jetë një javë me vranësira, do të ketë edhe reshje shiu, por gjithsesi në sasi të pakët. Deri të martën, do të ketë një forcim edhe të parametrit të erës, që në zonat bregdetare pritet të arrijë deri në 55 km/orë.