Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREYMERI: “LIBRI MEZI SHKON DERI TE SHKOLLA”

YMERI: “LIBRI MEZI SHKON DERI TE SHKOLLA”

Në këto kohë ku Panairi i Librit vë në qendër të kulturës, librin shqip, kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Z. Petrit Ymeri tregon se shtëpitë botuese në vendin tonë nuk po përballen vetëm me humbjen e lexuesve, por edhe me tkurrjen e tirazheve, ndërsa për shkak të inflacionit kemi rritje të çmimit të librit. “Jemi në një situatë shumë të vështirë, ku 80 përqind e shqiptarëve nuk lexojnë dhe ne punojmë për 20 përqind. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që ne të ulnim numrin e tirazheve.”, tha ai. 

Për kryetarin e SHBSH Petrit Ymerin jo vetëm në Tiranë, por në çdo qytet duhet të nxiten shkollat e se ministria e Arsimit duhet të reagojë ndaj kërkesës së botuesëve për të hyrë në një dialog mbi të ardhme e librit në shkolla. Po ashtu festivalet letrare apo konkurset për të rinjtë, të cilat mungojnë ishin një nga pikat ku Ymeri tregon se mund të nisë mendimi për ta ndryshuar këtë gjendje që ka kapluar botën e librit. “Organizimi i festivaleve disa qytete të vendit. Është shumë e rëndësishme të bëjmë aktivitete që mbështesin librin dhe tërheqin vëmendjen e institucioneve. Festivalet letrare është një nismë që ne e kemi nisur këtë vit dhe do e vijojmë në mbështetje të librit”, tha ai ndër të tjera, duke theksuar se asgjë nuk mund të bëhet vetëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments