Karateisti shqiptar Orges Arifi, fitues i medaljes së Argjendtë në “Kampionatin Europian të Karatesë”, mbajtur në Zadar të Kroacisë është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Gjatë takimit, Ylli ka vlerësuar arritjet e sportistit dhe e ka inkurajuar atë për të synuar të tjera objektiva të rëndësishme. Në takimin e mbajtur në zyrat e KOKSH, ku të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima, presidenti i Federatës së Karatesë, Petrit Baba, si edhe babai i Orges Arifit, u diskutua gjatë edhe për përpjekjet e KOKSH për të mbështetur të gjitha federatat dhe sportistët, për të afruar sa më shumë njerëz pranë sportit dhe padyshim për të synuar edhe rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.
Ylli pret nënkampionin e Evropës në karate, Orges Arifi
RELATED ARTICLES