Aktori 15-vjeçar britanik është nominuar për ”Aktorin më të Mirë” në një serial të Limituar/Antologji. Nëse fiton, Cooper do të jetë fituesi më i ri mashkull i ”Emmy” për aktrim.

Adoleshenti do të përballet me kolegen e tij Ashley Walters nga seriali i famshëm i Netflix, ndërsa dy aktore nga seriali i vlerësuar nga kritika, Christine Tremarco dhe Erin Doherty, do të konkurrojnë në kategorinë ekuivalente të aktores mbështetëse.

Katër yje të ”The White Lotus” – Carrie Coon, Parker Posey, Natasha Rothwell dhe Aimee Lou Wood – po konkurrojnë për ”Aktoren Mbështetëse më të Mirë” në një Serial Drama.

Quinta Brunson (Abbott Elementary), Harrison Ford (Shrinking) dhe Jeremy Allen White (The Bear) janë ndër yjet që konkurrojnë për çmimet e aktrimit në kategoritë e komedisë.

Brunson është gjithashtu kandidat për një çmim skenari, ndërsa Ford, në moshën 83 vjeç, merr nominimin e tij të parë Emmy.

The Studio, The Bear, Abbott Elementary dhe Shrinking janë ndër të nominuarit për ”Serialin Komedi më të Mirë”.

Aktorët dhe shfaqjet më të mira televizive do të nderohen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Los Angeles më 14 shtator.