Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli zhvilloi një takim me ekipin Kombëtar të mundjes, që pak ditë më parë përfaqësoi Shqipërinë në Botërorin e mbajtur në Zagreb të Kroacisë.

Takimi nisi me një përqafim shumë të ngrohtë me mundësin Chermen Valiev, i cili arriti të fitojë medalje argjendi në këtë botëror, ku pësoi edhe një dëmtim në finale.

Gjatë takimit ku ishin të pranishëm, trajneri i Ekipit Kombëtar Leonard Çakmashi, nënkampioni i Botës, Chermen Valiev, Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov, presidenti i Federatës së mundjes, Sahit Prizreni bëri një përshkrim të plotë të gjithë zhvillimit të kampionatit, duke u ndalur në veçanti te dëmtimi që pati në finale, Chemen Valiev.

Ai zbuloi se gjendja e sportistit është e qëndrueshme dhe këto ditë do të bëhen kontrolle më të specializuara.

Presidenti Fidel Ylli e inkurajoi sportistin për këtë moment të vështirë, ndërsa shprehu të gjithë mbështetjen për rikthimin e tij në formën më të mirë.

Presidenti Fidel Ylli konfirmoi bursat olimpike për sportistët elitarë, si edhe mundësinë e trajnimeve të posaçme në Baku, falë bashkëpunimit me Komitetin