Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREYjet e Hollivudit infektohen pas pjesëmarrjes në “Golden Globes”

Yjet e Hollivudit infektohen pas pjesëmarrjes në “Golden Globes”

Një numër i madh personazhesh të famshëm kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, pas pjesëmarrjes së tyre në “Golden Globes”, sipas BBC. Disa yje, duke përfshirë Collin Farrell, Brendan Gleeson, Jamie Lee Curtis dhe Michelle Pfeiffer njoftuan se ishin infektuar me koronavirus, në ditët pas ndarjes së çmimeve. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Critics Choice”, të cilat u transmetuan të dielën, të pranishmëve iu kërkua testi i Covid-19 ndërsa lista e yjeve që mungonin po rritej. “Më vjen shumë keq që po mungoj sot në çmimet ‘Critics Choice’. Por, për shkak të Covid-19″, shkroi Pfeiffer në një postim në Instagram. Pfeiffer pritej t’i jepte aktorit Jeff Bridges çmimin për “Arritje në Karrierë”, të cilit iu dorëzua nga John Goodman. “Fatkeqësisht, nuk do të jem në festimet e fundjavës duke brohoritur për miqtë dhe kolegët e mi. Jeta sipas kushteve të jetës”, shkroi Curtis në Instagram. Bashkëpunëtorët e saj në filmin “Everything Everywhere All at Once” morën pesë çmime, duke përfshirë edhe “Filmin më të Mirë”. “Masat paraprake të sigurisë për Covid-19 si testet, vaksinimi dhe kërkesa për vendosjen e maskave kanë qenë jokonsistente këtë sezon çmimesh”, sipas “The Hollywood Reporter”. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ