Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIYield-i i bonove të thesarit 12 mujore, u ul në 5.8%

Yield-i i bonove të thesarit 12 mujore, u ul në 5.8%

Yield-i i bonove të thesarit 12 mujore shënoi rënie në ankandin e fundit të muajit nëntor. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 5.8%, nga 5.83% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Ministria e Financave dhe Ekonomisë realizoi emetimin e shumës së plotë të planifikuar prej 11.5 miliardë lekësh, ndërsa kërkesa u paraqit në shumën totale prej 17.1 miliardë lekësh. Sipas BSH-së, kërkesa në rritje e investitorëve në ankandet ka luajtur rol të rëndësishëm në frenimin e rritjes së yield-eve. Ndërsa këtë muaj qeveria i ka bërë thirrje individëve të investojnë në instrumentet e borxhit të qeverisë, për të përfituar nga normat më të larta të kthimit.https://ata.gov.al/2022/11/30/yield-i-i-bonove-te-thesarit-12-mujore-u-ul-ne-5-8/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments