Friday, March 14, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA”Yara Birkeland” transportuesi i kontejnerëve me zero emisione dhe pa ekuipazh

”Yara Birkeland” transportuesi i kontejnerëve me zero emisione dhe pa ekuipazh

Anija e parë me emetime zero dhe pa pilot është nisur dhe ka përfunduar një test të suksesshëm, njoftoi kompania norvegjeze ”Yara International”, e cila e ndërtoi atë, shkruan faqja focus.it. Nëse përpunimi i të dhënave e konfirmon këtë, udhëtimi i parë i vërtetë i biznesit pritet të bëhet deri në fund të vitit 2021 dhe do të lidhë dy qytete në Norvegji. ”Yara International” është një kompani norvegjeze e themeluar në vitin 1905 për të luftuar, në atë kohë, urinë në rritje që po ndodhte në Evropë. Kompania u specializua në sektorë të ndryshëm dhe ishte e para në botë që krijoi një pleh azotik, i cili ndihmoi në ndryshimin sasior të bujqësisë dhe që aktualisht mbetet aktiviteti i saj kryesor tregtar. Përveç kësaj, ”Yara” studion gjithashtu zgjidhje për reduktimin e emetimeve dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore. ”Yara Marine Technologies” synon të transportojë mallra nga deti duke minimizuar ndotjen. Në vitin 2017 kompania filloi projektin e një anije autonome, krejtësisht elektrike. Sot, ”Yara Birkeland”, e quajtur sipas fizikantit norvegjez Kristian Birkeland, i cili zbuloi se si të rregullonte azotin atmosferik në formën e oksidit, është ankoruar në portin e Hortenit. ”Yara Birkeland”, 80 metra e gjatë dhe 15 e gjerë, do të jetë në gjendje të udhëtojë me një shpejtësi prej 13 nyje (rreth 24 kilometra në orë) dhe do të jetë në gjendje të transportojë 60 kontejnerë të ngarkuar plotësisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ