QKK-ja është bashkëprodhuese e këtij filmi (koproduksion në pakicë), ndërkohë që shtëpitë filmike janë Trivium Film (Bulgaria) – Kostadin Bonev; Papadhimitri Film production (Albania)- Dionis Papadhimitri; L’age d’or (Italy) – Angela Prudenzi, Alfredo Fiorillo.

Filmi mbështetet mbi romanin e Rene Karabash që ka korruar sukses në Francë dhe në SHBA. Në fund të vitit 2023, përkthimi në frëngjisht i librit fitoi çmimin PEN për përkthim. Përkthimi në gjuhën angleze nga Izidora Angel fitoi çmimin Gulf Coast në Përkthim në SHBA, njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA.

Filmi i cili është në fazën e parë të xhirimeve është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Rene Karabash është emri i artit të aktores, regjisores dhe poetes Irena Ivanova. Tema trajton një zakon të Shqipërisë së Veriut, ku gratë në familjet që jetojnë në zona të thella malore, në të cilat nuk ka trashëgimtar mashkull, betohen se nuk do të martohen kurrë dhe do të luajnë rolin e burrave. Përkthimet e romanit kanë ngjallur interes në Egjipt, Francë, Poloni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pritet që edhe përshtatja e tij për ekranin e madh të ngjallë interes