Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka uroi sot Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Xhaçka theksoi se Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Xhaçka nënvizoi se vendi i Kosovës është në BE, ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. “Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Balkanit Perëndimor është në BE”, shkroi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Dje u bë hapi i Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE. Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.https://ata.gov.al/2022/12/15/aplikimi-per-anetaresim-ne-be-xhacka-do-ta-mbeshtesim-kosoven-ne-cdo-hap/
Xhaçka: Do ta mbështesim Kosovën në çdo hap
RELATED ARTICLES