Gazeta ‘’Wall Street Journal’’ raporton se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake në pozicione për të mbrojtur jo vetëm Izraelin, por forcat e veta në Lindjen e Mesme. Kjo masë ndërmerret mes shqetësimeve në rritje se Irani mund të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit hebre. Shtetet e Bashkuara presin që Irani të kryejë sulme kundër objektivave të shumta brenda Izraelit dhe se operacioni mund të përfshijë aleatët e Teheranit. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë i administratës Biden dhe një burim i afërt me inteligjencën amerikane.
WSJ: SHBA pozicionon anije luftarake për mbrojtje kundër Iranit
RELATED ARTICLES