Ushtria amerikane ka përzgjedhur rreth 2 000 trupa për t’u përgatitur për një dislokim të mundshëm në mbështetje të Izraelit kur ai të nisë një ofensivë tokësore në Gaza.
Burimet e Pentagonit e raportuan këtë për Wall Street Journal, duke specifikuar se ushtria do të kishte detyra konsulence dhe mbështetje mjekësore dhe nuk do të përfshihej “në luftime”.
Kryediplomati amerikan Antony Blinken është kthyer sërish në Izrael për të vazhduar diskutimet, sipas CBS.
Pritet që ai t’u paraqesë zyrtarëve idenë e presidentit Biden, i cili i tha dje kanalit amerikan të lajmeve CBS se SHBA do t’i siguronte Izraelit gjithçka që i nevojitet dhe tha se besonte se Hamasi duhej të eliminohej.
“Izraeli po ndjek një grup njerëzish që janë përfshirë në barbarizëm që është po aq i rëndësishëm sa Holokausti. Dhe kështu që unë mendoj se Izraeli duhet të përgjigjet.
Hamasi është një bandë frikacakësh. Ata fshihen pas civilëve”, tha Biden.