Presidenti amerikan Donald Trump synon të dëbojë një milion emigrantë në vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Washington Post, duke cituar disa burime.

Qëllimi i presidentit duket ambicioz duke pasur parasysh se, sipas statistikave të disponueshme, numri më i lartë i emigrantëve të deportuar në një vit ishte 400 000 nën Barack Obama.