Shumë turistë, të cilët planifikojnë pushimet e tyre në vitin 2025, janë në kërkim te përvojave që shkojnë përtej të zakonshmes, shkruan Tonya Fitzpatrick në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “World Footprints”.

Ndërsa shumë destinacione turistike tradicionale përballen me turizmin masiv, një numër në rritje vizitorësh po kërkojnë vende që janë më të qeta, më kuptimplota dhe të pacënuara.

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar 10 destinacione të reja për t’u vizituar vitin e ardhshëm – mes të cilave kryeson Shqipëria.

Nga pikat e nxehta në zhvillim deri te thesaret e fshehura, këto destinacione premtojnë aventura unike.