Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAWorkshop për nanoshkencën e nanoteknologjinë në ASH

Workshop për nanoshkencën e nanoteknologjinë në ASH

Në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt workshop-i “NanoAlb Ignite Projects 2022-2023” në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë. Workshop-i u drejtua nga akad. Arben Merkoçi, koordinator i NanoAlb. Qëllimi i këtij workshop-i është të prezantojë punën e bërë gjatë periudhës 1-vjeçare në zbatimin e “NanoAlb Ignite Projects 2022-2023” në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë, të cilat financohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Këto projekte janë parashikuar për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet grupeve NanoAlb si dhe me institucione të tjera shqiptare apo ndërkombëtare. Qëllimi është të lehtësohet shkëmbimi i njohurive midis shkencëtarëve që punojnë në fusha të ndryshme dhe eksplorojnë sinergji të reja në fushën e nanoshkencës, nanoteknologjisë që lidhen me aplikime të rëndësishme në shëndetësi, shkencën e materialeve, mjedisin, sigurinë ushqimore, ndërtimin si dhe aplikimet në bujqësi. Në këtë workshop koordinatorët e projekteve do të prezantojnë realizimin e projekteve, aktivitetet e kryera, rezultatet e arritura dhe vazhdimësinë, jo vetëm në realizimin e plotë të tyre, por edhe mbi bashkëpunimet e tjera të përbashkëta në kuadër të thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments