Në hyrje të Koplikut, në Malësi të Madhe, është vendosur vepra “Wolves Coming”, e artistit kinez me famë botërore Liu Rouwang. Kjo vepër është një nga veprat e artit që janë vendosur në hapësira publike anembanë vendit. Nisma “Art në Hapësira Publike” ka përfituar një fond prej 200 milionë lekësh, të cilin qeveria shqiptare ia besoi Ministrisë së Kulturës. Thirrja për paraqitjen e projekteve iu drejtua jo vetëm artistëve shqiptarë, por edhe atyre të huaj, siç është rasti në fjalë. Në të gjithë Shqipërinë janë 18 lokacione ku janë vendosur ose do të vendosen vepra arti.