Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAWMO:Temperatura 1,5 gradë mund të tejkalohet në pesë vitet e ardhshme

WMO:Temperatura 1,5 gradë mund të tejkalohet në pesë vitet e ardhshme

Temperatura mesatare vjetore globale ka të ngjarë të rritet mbi 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale për herë të parë në pesë vitet e ardhshme, tha sot Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Qëllimi për të kufizuar ngrohjen globale në 1,5 gradë u vendos në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Paris në 2015. “WMO po jep alarmin se ne do të shkelim nivelin e 1,5 gradë Celsius në një bazë të përkohshme me frekuencë në rritje,” tha sekretari i përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas. Temperatura mesatare globale në vitin 2022 ishte rreth 1,15 gradë mbi mesataren e viteve 1850-1900. Agjencia e OKB-së gjithashtu pret që një nga pesë vitet e ardhshme të kalojë 2016-ën si vitin më të nxehtë në histori, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe fenomenit të motit që ndodh natyrshëm El Niño. “Kjo do të ketë pasoja të gjera për shëndetin, sigurinë ushqimore, menaxhimin e ujit dhe mjedisin”, tha Taalas. El Niño, faza e ngrohtë, dhe homologu i tij La Niña nxisin motin ekstrem në shumë rajone të botës. El Niño rrit temperaturat mesatare globale, ndërsa La Niña ka një efekt ftohës. Ato shfaqen në mënyrë alternative çdo disa vjet. Shkencëtarët ndërkombëtarë të klimës paralajmërojnë se bota do të përballet me një rritje të temperaturës prej 4 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale deri në fund të këtij shekulli, nëse nuk ndërmerren masa parandaluese. E vetmja mënyrë për të shmangur rritjet drastike të nivelit të detit dhe thatësirën vdekjeprurëse është që kjo rritje të mbahet në 2 gradë ose më pak. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments