Tetë vitet e fundit janë më të nxehtit në histori duke sjellë ndikime gjithnjë e më dramatike dhe vdekjeprurëse të ndryshimeve klimatike, tha OKB. ”Rritja e nivelit të detit po përshpejtohet, shkrirja e akullnajave alpine të Evropës është në nivele alarmante dhe përmbytjet shkatërruese, thatësira dhe valët e të nxehtit goditën edhe vitin 2022”, tha ndërkohë Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Ndërsa bisedimet e fundit ndërkombëtare për klimën, Cop27, nisën në Sharm el Sheik, organi i OKB-së për motin dhe klimën publikoi raportin e tij vjetor të gjendjes globale të klimës me një paralajmërim tjetër se ”objektivi për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1,5 gradë Celsius ishte pothuajse i paarritshëm”. ”Temperatura mesatare globale në vitin 2022 vlerësohet të jetë rreth 1,15 gradë Celsius mbi nivelet e parë në periudhën 1850-1900”, tha WMO. Kjo e rendit vitin 2022 si viti i pestë ose i gjashtë më i ngrohtë rekord, përballë një fenomeni të rrallë moti si ”La Nina”, i cili ka ftohur natyrshëm temperaturat globale për dy vitet e fundit. Por, WMO paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se ka pasur një ndryshim në trendin e ngrohjes. Tetë vitet që nga viti 2015 ka të ngjarë të jenë tetë vitet më të ngrohta të regjistruara dhe ndikimet e ngrohjes globale po bëhen më të theksuara. Rekordet e shkrirjes së akullnajave u thyen në Alpet Evropiane, me humbje mesatare prej tre deri në katër metra të trashësisë së akullit në të gjithë vargun malor – dukshëm më shumë se viti i mëparshëm rekord, ai 2003.https://ata.gov.al/2022/11/06/fokus-wmo-shkrirja-e-akullnajave-alpine-te-evropes-ne-nivele-alarmante/
WMO: Shkrirja e akullnajave alpine të Evropës në nivele alarmante
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on