Valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet pritet ë rriten me rikthimin e fenomenit të frikshëm të fazës së të ngrohtit, të njohur si El Nino, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO). Organizata tha se El Nino po mbizotëron në Paqësorin tropikal për herë të parë në disa vite, mes shqetësimeve që ndryshimi i klimës mund të përkeqësohet për shkak të efekteve të tij shtesë të ngrohjes. WMO parashikon një probabilitet prej 90% që fenomeni të dominojë gjysmën e dytë të vitit, por ende nuk mund të përcaktohet masa e ndikimit të tij. Fenomeni i motit, i cili ndodh natyrshëm çdo disa vjet, karakterizohet nga ngrohja e shtresave të sipërme të ujit në Paqësorin tropikal lindor. Sipas WMO, temperatura mesatare mujore në atë rajon u rrit nga 0,44 gradë nën mesataren afatgjatë në shkurt në 0,9 gradë mbi mesataren deri në mes të qershorit. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) paralajmëroi për ardhjen e El Ninos në qershor. WMO përfshin ekspertizën e agjencive të shumta të klimës në parashikimet e tyre. atsh
WMO: Rikthehet fenomeni El Nino
RELATED ARTICLES