Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAWMO: Alpet me reshjet më të pakta të dëborës të 600 viteve...

WMO: Alpet me reshjet më të pakta të dëborës të 600 viteve të fundit

Manteli i bardhë i Alpeve është bërë gjithnjë e më shumë kalimtar. Në shekullin e kaluar qëndrueshmëria e borës është ulur me më shumë se një muaj duke arritur rekordin negativ që nga koha e Kristofor Kolombit dhe Leonardo da Vinçit. Kjo zbulohet nga unazat e rritjes së bimëve të zakonshme të dëllinjës të rritura në lartësi të mëdha, të analizuara për një studim të paprecedentë nga studiues nga Universiteti i Padovës dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimeve (CNR). Rezultatet, të publikuara në revistën ”Nature Climate Change”, tregojnë pasojat alarmante të ngrohjes globale, e cila sipas NASA-s dhe Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) i ka bërë vitet e dekadës së fundit (përfshirë vitin 2022) ndër më të nxehtat ndonjëherë të regjistruara. Drejtuar nga Marco Carrer, Raffaella Dibona dhe Angela Luisa Prenden, nga Universiteti i Padovës, dhe nga Michele Brunetti, i Institutit të Shkencave Atmosferike dhe Klimatike të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve (Isac – Cnr), studimi analizoi numrin e ditëve në të cilat bimët ndaluan rritjen e tyre për shkak të mbulesës së borës. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments