Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEWisner: SHBA krenare të mbështesin bujqësinë e qëndrueshme në Shqipëri

Wisner: SHBA krenare të mbështesin bujqësinë e qëndrueshme në Shqipëri

“Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin nismat që nxisin bujqësinë e qëndrueshme në Shqipëri” Kështu u shpreh i Ngarkuari me Punë i SHBA-së, në Tiranë David Wisner gjatë vizitës që zhvilloi të martën me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në Bankën Shqiptare Gjenetike të Farave. E krijuar me mbështetjen e USAID-it, kjo strukturë luan një rol kyç në ruajtjen e shumëllojshmërisë së të korrave në Shqipëri. Wisner vlerësoi se, në një botë që përballet me ndryshimet klimatike, kërkimi shkencor dhe prodhimet e shëndetshme janë më të rëndësishme se kurrë për të garantuar sigurinë ushqimore. Banka Shqiptare Gjenetike e Farave, është një qendër e rëndësishme ku ruhen mbi 5 000 aksesione të mbi 182 specieve bimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments