I ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, në një intervistë për gazetën “Panorama” është shprehur se, korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërinë dhe mbështet fort SPAK-un në hetimet ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe krimit të organizuar. “Shqipëria është një aleate në NATO, një mike dhe partnere e Shteteve të Bashkuara. Duam të mbështesim çdo përpjekje për të çuar përpara integrimin në BE të Shqipërisë dhe trajektoren e saj trans-atlantike. Kjo përfshin mbështetjen tonë për reformën në drejtësi. Kemi një personel me mbi 40 vetë të financuar nga SHBA në Shqipëri për të mbështetur dhe këshilluar institucionet e ligjzbatimit dhe drejtësisë. Për ju edhe për ne, është një çështje e sigurisë kombëtare. Korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë zhvillimin ekonomik, zmbrapsin investimin e huaj, minojnë demokracinë dhe shtyn ata që janë të rinj e ambiciozë që të kërkojnë mundësi në vende të tjera,” u shpreh I Ngarkuari me Punë, David Wisner.
Wisner: Sanksionet ‘non grata’ për të korruptuarit do të vazhdojnë
RELATED ARTICLES