Winston Churchill, i kujtuar mbi të gjitha si kryeministri i paepur konservator që kundërshtoi nazizmin e Adolf Hitlerit “në orën më të errët” dhe bëri të mundur fitoren në Luftën e Dytë Botërore së bashku me liderët e tjerë aleatë, ishte në përgjithësi një njeri i admiruar dhe i diskutueshëm.
Njeriu i shumë jetëve, i cili vdiq në moshën 90-vjeçare në vitin 1965, merret si shembull dhe lartësohet edhe sot nga liderë politikë të ideologjive të tjera, i kopjuar shpesh edhe nga ish-kryeministri konservator Boris Johnson, admirues dhe biografi i Sir. Winston, por ai në fakt nuk duket se ka trashëgimtarë të ”lartësisë” së tij.
Për ta kujtuar atë, Londra zyrtare ka organizuar një kalendar të gjatë ngjarjesh, ku përfshihen ekspozita, konferenca, botime të reja, përurime monumentesh, rivënie historike, si dhe ndër iniciativat është edhe një emetim pullash me disa nga shumë frazat e famshme që bëhen aforizma.