Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREWinslet: Çdo vajzë e re në botë do të dëshironte të puthej...

Winslet: Çdo vajzë e re në botë do të dëshironte të puthej nga DiCaprio

Aktorja holivudiane Kate Winslet deklaroi se puthja e saj legjendare në ekran me aktorin e “Titanic” Leonardo DiCaprio “nuk është gjithçka që duket në ekran”, shkruan todayshow. Winslet theksoi se ”brenda korsesë së saj ishin grimi, furçat dhe sfungjerët e DiCaprios për të bërë grim ndërmjet skenave”. ”Dukesha sikur kisha thithur një çokollatë-karamel pas çdo xhirimi, sepse grimi i tij më vinte ndërmend duke shtuar se më pas ”ai do të kishte grimin e saj në fytyrë”. Megjithatë, Winslet lavdëroi DiCaprion duke thënë se ”ai është shumë romantik apo jo?”. ”Nuk është çudi që çdo vajzë e re në botë dëshironte të puthej nga Leonardo DiCaprio”, thotë Winslet/ Winslet ka folur edhe më parë se sa “traumatike” ishte jeta pas filmit të jashtëzakonshëm për të. Gjatë një interviste në mars ajo tha se fama pas “Titantic” “nuk ishte vërtet shumë argëtuese”. “Unë nuk kisha një infrastrukturë, mendoj, që shkoi paralelisht me të qenit një person i famshëm”, tha ajo. “Unë jetoja në një apartament të vogël me dy dhoma gjumi në Londrën Veriore. A e dinit këtë? Nuk kisha siguri jashtë shtëpisë sime. Nuk mund ta përballoja kurrë një gjë të tillë”, shton Winslet. Ajo gjithashtu u përball edhe me format e kolme të trupit të saj dhe pyeti veten se “a mendojnë vërtet njerëzit se jam e shëndoshë? Unë nuk jam e shëndoshë. Unë jam thjesht një person i shëndetshëm, normal.” Winslet tha se shqyrtimi i hollësishëm për pamjen e saj “ishte thjesht i gabuar”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments