Qyteti i një mbi një dritareve do të mirëpresë më 30 tetor deri më 2 nëntor “Wine and Stories”.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo fton vizitorët të marrin pjesë në festën më të madhe në qytet.

“Në ndjekje të traditës si djepi i disa prej kantinave më të mira në vend, por me një frymë elegante dhe moderne, Berati do të mbajë Festën e Verës, e cila ashtu si vera bëhet çdo vit më e mirë”, tha Demo.

Demo u shpreh se në festë do të marrin pjesë kantinat më të mira nga Shqipëria, Kosova dhe kantinat arbëreshe nga Italia.

Ndërkohë që somelierët më me emër do të garojnë për për çmimet që do të jepen gjatë kësaj feste.

Pjesë e “Wine and Stories” do të jenë edhe këngëtarët më në zë, që me interpretimet e tyre më të mira do të sjellin atmosferë festive në Berat.

Festat lokale konsiderohen si mënyrë për të promovuar traditën dhe natyrën shqiptare dhe po organizohen në qytete të ndryshme të vendit.