Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAWeststrate: Kosova në BE

Weststrate: Kosova në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka takuar drejtorin Departamentit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, me të cilin ka biseduar edhe për procesi ne dialogut me Serbinë. Qeveria ka bërë të ditur se Bislimi e ka njoftuar atë rreth takimit të fundit që kryenegociatorët kanë mbajtur në Bruksel. “Në takim u ritheksua vendosmëria e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. U shpreh mesazhi i qartë se vendi ynë e sheh të ardhmen e saj në BE, në arritjen e standardeve evropiane dhe punën e vazhdueshme në zbatimin e reformave të agjendës evropiane”, është theksuar në komunikatën e Qeverisë. Në takim është thënë se Kosova është gati të bëjë hapa të mëtejshëm dhe të dërgojë marrëdhënien me BE-në në një nivel tjetër. “Kosova është gati të bëjë hapa të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian dhe ta dërgojë marrëdhënien me BE-në në një nivel tjetër. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se institucionet tona janë të maturuara dhe të gatshme për të kontribuar pozitivisht në këtë proces e për të ecur tutje në përmbushjen e hapave të nevojshme, në rrugën drejt BE-së”, është bërë e ditur në njoftim. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ