Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Western Balkans Youth Orchestra”

“Western Balkans Youth Orchestra”

Amfiteatri antik i Durrësit do të presë në fundjavë një orkestër të përbërë me artistë nga 15 shtete të ndryshme. Orkestra e quajtur “Western Balkans Youth Orchestra”, ka vendosur ta nisë nga Durrësi, turneun e saj të 2023-shit, i cili do të zhvillohet në 8 qytete europiane. Koncertet e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, do të mbahen në Durrës, Shkup, Prishtinë, Kotor, Novi Sad, Berlin dhe Essen. Do të jenë gjithsej 65 instrumentistë të cilët do të interpretojnë drejtuar nga Desar Sulejmani, pjesë nga kompozitorë të njohur, kryesisht valle simfonike. “Western Balkans Youth Orchestra” me moton Playing the Future (të interpretosh të ardhmen), i ka fillimet e saj në vitin 2020. Dirigjenti Sulejmani por edhe të rinjtë e tjerë që do të interpretojnë këtë fundjavë në amfiteatrin antik të Durrësit, kanë një axhendë të pasur dhe vijnë nga eksperienca të nivelit europian. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments