“Planetet” me madhësinë e Jupiterit, që lëvizin lirshëm në hapësirë, të palidhur me asnjë yll, janë vërejtur nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST). Ajo që është intriguese për zbulimin është se këto objekte duket se lëvizin në çifte. Astronomët aktualisht po përpiqen t’i shpjegojnë ato. Teleskopi vëzhgoi rreth 20 çifte në një studim të ri të detajuar të “Mjegullnajës së famshme Orion”. Ata janë mbiquajtur “Objektet Binare Masive” të Jupiterit, ose shkurt “JuMBOs”. Shkencëtarët mendojnë se këto objekte u rritën jashtë zonave në mjegullnajë ku dendësia e materialit ishte e pamjaftueshme për të krijuar yje të plotë. Një hipotezë tjetër është se ato janë bërë rreth yjeve dhe më pas janë hedhur në hapësirën ndëryjore përmes ndërveprimeve të ndryshme. Duke përdorur rezolucionin e jashtëzakonshëm të JWST dhe ndjeshmërinë infra të kuqe, astronomët kanë shtuar ndjeshëm informacionin e nxjerrë tashmë nga teleskopët e vjetër, si Teleskopin Hapësinor Hubble. Mjegullnaja e Orionit, e njohur gjithashtu me emrin e saj të katalogut qiellor M42, është rajoni më i afërt dhe i madh i formimit të yjeve me Tokën
Webb zbulon objekte të ngjashme me planetin në Orion
RELATED ARTICLES