Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner, deklaroi se forcat e tij ushtarake do të vazhdojnë të luftojnë në emër të Moskës edhe pasi ajo të tërhiqet nga qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut. “Luftëtarët Wagner do të përgatiten për operacionet e ardhshme në interes të Rusisë”, theksoi ai për mediat shtetërore ruse. Në një shkëputje të madhe me Kremlinin, Prigozhin njoftoi në një video zemërimin se do të tërhiqte luftëtarët e tij nga Bakhmut për shkak të mungesës së municioneve të mjaftueshme nga Moska. I përshkruar shpesh si ushtria ”private” e presidentit Vladimir Putin, Wagner është përdorur në operacionet ushtarake ruse në shumë vende. Pozicionet e Wagner në Bakhmut thuhet se do të merren nga luftëtarët e çeçenit Ramzan Kadyrov duke filluar nga e mërkura e ardhshme.atsh
”Wagner” do të vazhdojë të mbështesë Kremlinin
RELATED ARTICLES