Republika Çeke ka mbështetur planin për ndërtimin e një fabrike të baterive të makinave elektrike nga “Grupi Volkswagen”, në një ish-fushë ajrore ushtarake pranë Plzenit. “Ky projekt është një mundësi e madhe për të përgatitur industrinë tonë për të ardhmen”, tha ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Jozef Sikela. Aeroporti i linjës Plzen, me një pistë prej 1550 metrash të gjatë, i përket Ministrisë së Mbrojtjes dhe deri më tani është ruajtur si rezervë strategjike. E ashtuquajtura “gigafactory” do të krijojë rreth 4500 vende pune në prodhimin e qelizave të baterive. Industria e makinave kontribuon pothuajse 10 për qind në produktin e brendshëm bruto çek. Drejtori i Përgjithshëm i “Skoda”, Klaus Zellmer, tha në një forum për biznesin, në Pragë se ai priste një vendim në parim nga Grupi VW për zgjedhjen e vendit ku do të ngrihej fabrika, deri në fund të vitit. Përveç Republikës Çeke, në garë për investim janë edhe Polonia dhe Hungaria. “Volkswagen” ka planifikuar të ndërtojë gjashtë gjigafabrika deri në vitin 2030 vetëm në Evropë.https://ata.gov.al/2022/10/19/vw-planifikon-ndertimin-e-gigafabrikes-ne-republiken-ceke/
VW planifikon ndërtimin e gigafabrikës në Republikën Çeke
RELATED ARTICLES