Volkswagen njoftoi se do të zgjerojë bashkëpunimin e tij për automjetet elektrike me Ford Motor, i cili planifikon të prodhojë një tjetër model elektrik për tregun evropian. Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të aleancës strategjike midis Volkswagen dhe Ford, e cila përfshin e-mobilitetin, automjetet komerciale dhe drejtimin autonom. Duke përdorur platformën e Volkswagen për gjashtë vjet duke filluar nga viti 2023, Ford pret të dyfishojë prodhimin e saj në 1,2 milionë njësi. “Rentabiliteti dhe shpejtësia tani janë vendimtare për arritjen përfundimtare të përparimit të e-mobilitetit në Evropë. Jemi duke i trajtuar të dyja së bashku me Ford”, tha Thomas Schmall, i cili drejton biznesin e komponentëve të Volkswagen. Duke komentuar gjithashtu marrëveshjen, Stuart Rowley, shefi i Ford-it për Evropën tha se “aleanca jonë strategjike me Volkswagen është një element i rëndësishëm i angazhimit të Ford-it për të ofruar një gamë tërësisht elektrike automjetesh që janë unike për Ford-in dhe të dizajnuara për të përmbushur nevojat e mobilitetit të një Evrope moderne që po udhëheq luftën kundër ndryshimeve klimatike”.
VW dhe Ford bashkëpunim intesiv për makinat elektrike
RELATED ARTICLES