Përballë presionit perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën fqinje, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dëshiron të krijojë një lëvizje popullore për shtetin. Vuçiç u bëri thirrje njerëzve sot në qytetin e vogël serb të Vranjës, që t’i bashkohen lëvizjes së tij të re “jopartiake”, e cila do të themelohet në fillim të qershorit. “Qëllimi i lëvizjes është zbatimi i një politike të mençur, të matur dhe të përgjegjshme”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve “Tanjug”. “Për çështjen e Kosovës, Serbinë e presin situata të vështira”, tha Vuçiç mbrëmjen e kaluar, duke iu drejtuar në mënyrë specifike njerëzve jashtë partive. Në Vranjë, kreu i shtetit përsëriti se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës “as de fakto dhe as de jure”. Kjo bie ndesh me planin e normalizimit që BE-ja u propozoi dy vendeve vjeshtën e kaluar. Sipas planit të BE-së, ndër të tjera, Serbia nuk duhet të bllokojë më anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara. Në këmbim, Prishtina duhet të lejojë komunitetet etnike me shumicë serbe të Kosovës të formojnë një shoqatë. atsh