Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Vuçiç: Duke punuar në planin e rritjes, do të bëjmë përparim të...

 Vuçiç: Duke punuar në planin e rritjes, do të bëjmë përparim të madh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se takimet e këtilla janë të rëndësishme për zhvillimin e rajonit. Komentet u bënë nisje të konferencës “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, që do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Vuçiç ka përmendur se në takimin e të hënës në Shkup, për herë të parë po bisedohet vetëm për çështjet ekonomike, duke theksuar se për ato politike ka dallime të mëdha. Sipas tij, Serbia tashmë ka prezantuar projektet që kanë të bëjnë me projektet ekonomike në kuadër të planit evropian për rritjen ekonomike. “Sa i përket Serbisë ne e kemi prezantuar planin tonë për rritjen ekonomike për tre vjetët e ardhshëm dhe përputhet me atë që po bëjmë me BE-në. Ne do të bëjmë gjithçka që reformën ta bëjmë që të mund të kemi qasje në mjetet financiare sa më shpejt që të jetë e mundur, së bashku me gjithë të tjerët. Besoj se të gjithë së bashku, duke punuar në këtë plan, do të bëjmë përparim të madh”, ka thënë Vuçiç. Në dhjetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian porositi vendet e Ballkanit Perëndimor se nuk ka më kohë për të pritur që t’i normalizojnë raportet ndërmjet tyre porse kjo duhet të bëhet shpejt, si kusht për të shfrytëzuar mjetet nga plani për rritje ekonomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments