Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 17 dhjetor mes të protestave masive të vazhdueshme kundër qeverisë së tij.
“Serbia është në një pikë kthese, le të thonë qytetarët se çfarë lloj politike duan”, tha Vuçiç për “Prva Srpska” dje në mbrëmje.
Ai tha se zyrtarisht do të shpallë zgjedhje të parakohshme deri më 2 nëntor, siç e parashikon kushtetuta.
Demonstratat javore kundër qeverisë filluan pas të shtënave masive në maj që shkaktuan vdekjen e 18 personave, duke përfshirë një masakër në shkollë të kryer nga një nxënës 13-vjeçar në Beograd.
Pjesëmarrësit në protesta akuzojnë median e kontrolluar nga Vuçiç se kanë nxitur një klimë urrejtjeje dhe glorifikimi të dhunës në vend.
Serbët zgjodhën parlamentin aktual në prill të vitit të kaluar.
Zgjedhjet e parakohshme janë të zakonshme në Serbi.