Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIVrojtimi i BSH: Rritet treguesi i besimit në industri dhe në tregti

Vrojtimi i BSH: Rritet treguesi i besimit në industri dhe në tregti

Treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar rritje të besimit për bizneset dhe konsumatorin në sektorët e industrisë dhe tregtisë. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4 pikë përqindje, pasi bizneset e këtij sektori u shprehën më optimistë për kontratat porositëse nga eksportet dhe gjendjen e  prodhimit aktual. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen regjistruan një rritje të lehtë, ndërsa pritjet për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rënie. Treguesi i besimit në ndërtim ra me 8.6 pikë përqindje, i përcaktuar kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, ashtu si edhe pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 5.2 pikë përqindje në janar ku kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu edhe për nivelin e kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën, nivelin e punësimit  dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen në rënie nga këto biznese. Treguesi i besimit në tregti u rrit me 4.9 pikë përqindje, ndikuar kryesisht nga vlerësimi më optimist i bizneseve për ecurinë aktuale të sektorit. Pritjet për punësimin në të ardhmen regjistruan gjithashtu rritje të lehtë, ndërsa parashikohet rënie e çmimeve në të ardhmen. Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.9 pikë përqindje. Konsumatorët vlerësuan me rënie situatën e tyre financiare dhe atë ekonomike  të vendit në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha u rrit lehtë në muajin janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments