Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVritet gazetari që raportonte tmerrin e konfliktit në Ukrainë

Vritet gazetari që raportonte tmerrin e konfliktit në Ukrainë

Një tjetër gazetar ”bie” për të raportuar tmerrin e konfliktit në Ukrainë. Kronisti dhe reporteri i imazhit të agjencisë France Presse, Arman Soldin është vrarë sot teksa ndodhej në frontin në lindje të vendit. Lajmi e ka bërë të ditur vetë agjencia franceze e shtypit, një nga tre më të rëndësishmet në botë, për të cilën Soldin ka punuar si koordinator video. Bombardimi ndodhi rreth orës 16:30 me orën lokale (15:30 në Itali) në rrethinat e Chasiv Yar, një qytet pranë Bakhmut, i shënjestruar çdo ditë nga forcat ruse. Gazetarët e AFP, të cilët udhëtojnë rregullisht në epiqendrën e luftimeve, ishin me ushtrinë ukrainase kur u gjendën në ferrin e zjarrtë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments