Zbulohet për herë të parë një vrimë e zezë e fjetur të paktën nëntë herë më e madhe se masa e Diellit tonë jashtë Rrugës së Qumështit. Aktualisht ajo nuk po ‘gllabëron’ gaz ose lëndë të tjera dhe për këtë cilësohet ‘e fjetur’. Vrima e zezë orbiton jashtë galaktikës sonë rreth një ylli të madh blu që është 3 herë më i madh se Dielli. Astronomët besojnë se vrimat e zeza të fjetura janë shumë të zakonshme, por janë tepër të vështira për t’u zbuluar. Vrimat e zeza krijohen nga bërthamat e yjeve që vdesin, por mbetet ende e paqartë nëse gjatë kësaj kohe shoqërohen apo jo me shpërthime të fuqishme supernova. Vrimat e zeza me masë yjore formohen kur yjet masive arrijnë në fund të jetës së tyre dhe shemben nën gravitetin e tyre. Vrimat e zeza ‘të fjetura’ nuk lëshojnë nivele të larta të rrezatimit me rreze X dhe prandaj është e vështirë zbulimi i tyre, pasi identifikimi i vrimave të zezë bëhet pikërisht pemës rrezatimit me rreze X.
Vrima e zezë ‘e fjetur’
RELATED ARTICLES