Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik dhe një krenari për brandin shqiptar “Made in Albania”. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vitin e kaluar u regjistruan 10 178 hektarë vreshta dhe 9 822 hektarë vreshta në prodhim.
Rritja e sektorit të verës ka ardhur nga mbështetja që i ka dhënë qeveria nga Skemat Kombëtare në vite dhe Programi IPARD për rritjen e sipërfaqeve të vreshtave, investimet në pajisje teknologjike për procesin e prodhimit, rritja e certifikimit të fidanëve autoktonë dhe mbështetja për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare në tregje elitare.