Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar se kjo e premte do të mbetet me temperatura të larta, maksimume të cilat do të jenë në vlerën 40 gradë celcius në qytete si Elbasani, Berati dhe Shkodra. Përsa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e motit të qendrueshëm me intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, por nuk priten reshje.
Por si do të jetë dita e shtunë?
Dita e shtunë do të sjelli rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 37 gradë celcius.Për sa i përket kushteve atmosferike, dita e shtunë në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të zonave lindore. Në pjesën e dytë të ditës, parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat lindore, duke bërë dhe që të krijohet mundësia për reshje të izoluara shiu.
Dita e diel:
Dita e diel, në pjesën e parë të ditës mot i qendrueshëm, në pjesën e dytë të ditës vranësira, në gjysmë lindore të territorit shqiptar do të kemi prezente reshjet e shiut, herë pas here në formën e rebesheve.
Temperaturat e ajrit gjatë ditës së diel: Vlerat minimale 16 gradë celcius në zonat malore, ndërsa maksimumet në vlerën 36 gradë.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut:
Ditën e sotme mbeten me temperatura të larta 37 gradë celcius në Kosovë. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut presim maksimumet në 40 gradë celcius në mesditë.
Përsa i përket ditës së shtunë, kemi rënie të temperaturave të ajërit, duke bërë që maksimumet në Kosovë të jenë në vlerën 34 gradë celcius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në 37 gradë celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike, dita e shtunë do të jetë me mot të qendrueshëm gjatë paradites, ndërsa pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave. Reshjet do të jenë më të dukshme ditën e diel në orët e pasdites, ku do të përfshijë të gjithë territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./abcnews.al