Hiqni dorë nga destinacionet turistike të mbipopulluara, si vendpushimet bregdetare greke dhe italiane, ndër vendet më të prirura për turizëm masiv, shkruan Lilia Zaidi në të përditshmen franceze “Voyages et Tourisme”. “Unë do të rekomandoja një destinacion më pak të frekuentuar, por shumë më tepër të përballueshëm, që ndërthur më të mirat e Italisë dhe Greqisë”, sipas një eksperti të udhëtimeve, Gilbert Ott.
Çfarë ofron Riviera Shqiptare? Ky destinacion i jashtëzakonshëm është për udhëtarët që kërkojnë plazhe të bukura, kuzhinë të shijshme dhe trashëgimi të pasur kulturore. Shpesh në krahasim me Greqinë, Riviera Shqiptare ofron një ndërthurrje unike të ujërave të pastër kristal, plazheve me rërë dhe atmosferës relaksuese. Zona ofron një përvojë të jashtëzakonshme ku akomodimet kushtojnë rreth 65 euro nata, shumë më pak krahasuar me resortet në Greqi ose Itali, ku tarifat mund të arrijnë në 650 euro nata.