Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVotë masive, por simbolike në OKB në favor të anëtarësimit të Palestinës

Votë masive, por simbolike në OKB në favor të anëtarësimit të Palestinës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me një shumicë të madhe sot për të mbështetur kërkesën e palestinezëve për anëtarësim në organizatë, një rezolutë simbolike për shkak të vetos së SHBA-së në Këshillin e Sigurimit.

Rezoluta, e cila konsideron se palestinezët duhet të pranohen në organizatë dhe u jep atyre disa të drejta shtesë si vëzhgues, mori 143 vota pro, nëntë kundër dhe 25 abstenime.

Duke zemëruar Izraelin, një shumicë dërrmuese e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së vendosi sot se palestinezët meritojnë anëtarësimin e plotë në organizatë, duke u dhënë atyre disa të drejta shtesë përtej anëtarësimit të plotë të bllokuar nga SHBA.

“Unë kam qëndruar në këtë podium qindra herë, shpesh në rrethana tragjike, por asnjë e krahasueshme me atë që populli im po përjeton sot”, tha ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour.

“Kjo rezolutë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e popullit palestinez, edhe nëse në vetvete nuk i jep drejtësi shtetit të Palestinës, i cili mbetet një vëzhgues”, shtoi ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Issa Abushahab, në emër të vendeve arabe.

Të ballafaquar me luftën në Gaza, palestinezët, të cilët kanë pasur statusin e “shtetit vëzhgues joanëtar” që nga viti 2012, rifilluan kërkesën e tyre të vitit 2011 në fillim të prillit duke kërkuar që të bëhen një shtet anëtar i plotë i Kombeve të Bashkuara.

Për të pasur sukses, një iniciativë e tillë kërkon, përpara një votimi nga Asambleja e Përgjithshme me dy të tretat e shumicës, një rekomandim pozitiv nga Këshilli i Sigurimit.
Por, SHBA vendosën veton ndaj saj më 18 prill.

Edhe nëse Asambleja e Përgjithshme nuk mund ta anashkalojë këtë veto, palestinezët kanë vendosur t’u drejtohen 193 vendeve anëtare të saj, duke dëshmuar kështu se pa veton amerikane do të kishin shumicën e dy të tretave të nevojshme për të vërtetuar anëtarësimin.

Rezoluta e paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e miratuar me 143 vota pro, nëntë kundër dhe 25 abstenime, “konstaton se shteti i Palestinës plotëson kushtet e kërkuara për t’u bërë anëtar” i OKB-së dhe “për këtë arsye duhet të pranohet në “organizatë”.

SHBA, të cilat kundërshtojnë çdo njohje jashtë një marrëveshjeje dypalëshe midis palestinezëve dhe aleatit të tyre izraelit, paralajmëruan sot se, nëse çështja kthehet në Këshill, ajo pret “një rezultat të ngjashëm me prillin”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments