Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIVoskopojë, investim përmes programeve të AZHBR

Voskopojë, investim përmes programeve të AZHBR

“Vila Strugu” në Voskopojë është një prej investimeve private agroturistike që ka përfituar një pjesë të financimit grant nga thirrja e dytë e programeve të mbështetjes AZHBR/IPARD. Kryeministri Edi Rama, publikoi në rrjete sociale foto nga ky investim, i cili ka hapur dyert për vizitorët. Rama tha se “edhe “Vila Strugu” është një tjetër investim i programeve të mbështetjes së qeverisë përmes AZHBR/IPARD- II, e cila ka hapur dyert për vizitorët vendas në Voskopojën e shndërruar në një nga destinacionet më tërheqëse turistike”. Agroturizmi po merr gjithnjë e më shumë zhvillim në zona të ndryshme turistike të vendit përmes bujtinave të ngritura. Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive, ka nxitur krijimin e agroturizmit, si një model i ri i zhvillimit rural në Shqipëri. Programi i qeverisë për bujqësinë ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit.http://ata.gov.al/2022/10/04/vila-strugu-ne-voskopoje-investim-permes-programeve-te-azhbr-se/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments