Drejtoria e Përgjithshme Detare, njoftoi se, si rezultat i kushteve të vështira meteorologjike anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari -Durrës, nuk do të nisen në orarin e caktuar, por do të nisen nga të dy portet respektive në datën 26.11.2023 në mesditë. Sipas njoftimit Drejtorisë së Përgjithshme Detare, trageti i linjes Ankona -Durrës mbërrin nesër në Durrës në mesditë. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë sot e ka ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara. Linja Sarande -Korfuz-Sarande ka vazhduar normalisht pa probleme. DPD-ja informon se të interesuarit mund të kontaktojnë agjencitë respektive për informacione të mëtejshme.