E kuptoj plotësisht se është e rëndësishme që ju të keni një datë të qartë për anëtarësim në BE, një afat që përfaqëson një qëllim që duhet arritur, deklaroi sot në Kiev presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Megjithatë, ju e dini se, nga ana jonë, nuk është e mundur të caktohen data të tilla”, theksoi ajo në një konferencë për shtyp në Kiev, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin e këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Ukraina është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së. Nga ana ime, Kievi na inkurajon fuqimisht të ruajmë këtë ritëm të mirë në reformat e nevojshme. Jam e bindur në këtë proces”, theksoi ajo.