Hamasi i përdor civilët si mburoja njerëzore, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke iu drejtuar ambasadorëve të BE-së. “Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha ajo. “Kjo është pikënisja. Ajo gjithashtu na jep besueshmërinë për të propozuar ide për një zgjidhje politike duke u mbështetur në trashëgiminë tonë si kampionë të zgjidhjes me dy shtete”, tha Von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE-ja duhet të luajë një rol në një të ardhme paqësore në Lindjen e Mesme. “Gaza nuk mund të jetë një parajsë për terroristët, Hamasi nuk mund të rindërtojë bazën e tij në Rrip”, tha ajo. “Këtu është mundësia e një misioni ndërkombëtar paqeje nën drejtimin e OKB-së”, theksoi ajo. ”Atëherë duhet të ketë vetëm një autoritet palestinez për të qeverisur një shtet palestinez. Në të njëjtën kohë, forcat izraelite nuk mund të qëndrojnë në Gaza, nuk duhet të ketë dëbim të palestinezëve nga Rripi dhe bllokada duhet të përfundojë”, tha Von der Leyen
Von der Leyen: Hamasi përdor civilët si mburoja njerëzore
RELATED ARTICLES