Mbështetja jonë humanitare për popullin palestinez nuk është në diskutim, por është e rëndësishme të rishikojmë me kujdes ndihmën tonë financiare për Territoret Palestineze, tha presidentja e Komisionit Evroian, Ursula von der Leyen. ”Financimi i BE-së nuk ka shkuar dhe nuk do të shkojë kurrë për Hamasin apo ndonjë entitet tjetër terrorist”, theksoi ajo. ”Ajo që kreu Hamasi në agim të Shabatit është terrorizëm dhe një akt lufte”, shtoi Von der Leyen.