Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVon der Leyen: 6 miliardë euro investime për Ballkanin Perëndimor

Von der Leyen: 6 miliardë euro investime për Ballkanin Perëndimor

 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen theksoi sot në konferencën për mediet, pas përfundimit të samitit të Procesit të Berlinit mbajtur në Tiranë, se ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të sillen edhe më afër ekonomisë së Bashkimit Europian dhe duhet të përshpejtohet reformat e pranimit.

Për këtë arsye, tha ajo, “paraqita para liderëve planin e BE për rritjen e Ballkanit Perëndimor”.

“Plani i rritjes ka potencialin, nëse zbatohet, të dyfishojë madhësinë e ekonomive të Ballkanit Perëndimor brenda kësaj dekade. Plani ka 4 shtylla. Shtylla e parë është sjellja e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së. Praktikisht ne hapim dyert e tregut të përbashkët në 7 fusha të rëndësishme, për kompanitë nga Ballkani Perëndimor, sa për t’ju sjellë një shembull, në dogana, tregtinë online, pagesat elektronike, energjetikë, komunikacion, roaming”, tha Von der Leyen.

“Shtylla e dytë është që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë tregun e tyre rajonal. Nëse ato e realizojnë këtë treg, kjo mund të rrisë GDP e tyre me 10 për qind. Kështu që vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të hapin tregun me fqinjët e tyre, me 5 partnerët e tyre. Shtylla e tretë janë reformat. Nëse ne do hapim tregun e përbashkët ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ato duhet të jenë lojtarë të të njëjtit nivel, të kenë të njëjtat rregulla dhe standarde. Kjo do të thotë që reformat janë të nevojshme dhe po ashtu reformat do të sjellin Ballkanin Perëndimor më afër anëtarësimit. Këto reforma do e bëjnë Ballkanin Perëndimor akoma dhe më shumë tërheqës për investitorët europianë dhe do i bëjë ekonomitë tona respektive të konvergojnë, që është shumë e rëndësishme”, theksoi ajo.

“Shtylla e katërt e planit është që nëse realizohen përpjekjet për reforma, ato do të shoqërohen me rritje të financimeve të BE nga Fondi për Investime. Me fjalë të tjera ne kemi propozuar një paketë prej 6 miliardë eurosh investime, e përbërë nga 2 miliardë në grante dhe 4 miliardë në hua. E njëjta logjikë do të ndiqet edhe për paketat tona për shtetet anëtare, financimet do të lëvrohen me kryerjen e reformave. Funksionon mirë në BE, do të funksionojë edhe për Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Von der Leyen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments