Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) ka planifikuar vitin e ardhshëm të ofrojë 18 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën. Duke folur në një konferencë për media në Belin, von der Leyen tha se BE-ja po planifikon të mbulojë pothuajse një të tretën e nevojave buxhetore të Ukrainës për vitin 2023, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga partnerët ndërkombëtar. “Rreth një e treta e nevojave buxhetore të Ukrainës duhet të financohet nga ne dhe kjo do të thotë 1.5 miliardë euro në muaj gjatë gjithë vitit”, tha von der Leyen, duke shtuar se deficiti buxhetor i Kievit mund të jetë më shumë ose më pak se parashikimet për shkak të luftës. Ajo tha se vendet anëtare të BE-së aktualisht po diskutojnë detajet e kësaj ndihme të drejtpërdrejtë financiare dhe se BE-ja do të punojë me Ukrainën për të ngritur një “mekanizëm të besueshëm” për zbatimin e planit. “Ne e dimë se mund të mbështetemi edhe të miqtë tanë amerikan dhe vlerësojmë se edhe institucionet financiare ndërkombëtare do të luajnë rolin e tyre”, shtoi von der Leyen. BE-ja dhe Gjermania bashkërisht po organizojnë një konferencë të ekspertëve ndërkombëtar në Belin për të diskutuar çështjet kyçe për rimëkëmbjen e Ukrainës. Para konferencës, diplomatët gjerman thanë se nuk do të ketë asnjë vendim politik në takim. Rekomandimet e ekspertëve do të publikohet më vonë, me synimin për të udhëhequr politik-bërësit në vendimet e ardhshme për një plan gjithëpërfshirës rindërtimi dhe modernizimi për Ukrainën.http://ata.gov.al/2022/10/25/fokus-von-der-leyen-be-do-te-siguroje-18-miliarde-euro-financim-per-ukrainen-vitin-e-ardhshem/