Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEVolumi i faktoringut u rrit me 45%

Volumi i faktoringut u rrit me 45%

Volumi i tregut të faktoringut (produkt financiar me më shumë fleksibilitet se kredia për likuiditet biznesi) u rrit me rreth 45%. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e faturave të biznesit të financuara nga faktoringu arriti në 1.39 miliardë lekë në fund të vitit 2021. Ndërsa numri total i faturave të financuara nëpërmjet faktoringut shënoi 1 930 të tilla. Banka e Shqipërisë bën të ditur se aktiviteti i faktoringut është realizuar në masën 94.6% në tregun vendas dhe kryesisht për financime me garanci. Faktoringu është një produkt financiar, që ka në thelb kthimin e llogarive të arkëtueshme të biznesit në likuiditet, përmes shitjes së faturave tek ofruesi i këtij shërbimi financiar. Kjo i mundëson biznesit likuiditet të menjëhershëm, pa pritur deri në momentin e shlyerjes së faturës nga blerësi. Ai mund të jetë një produkt me interes për të gjitha bizneset që, për arsye të ndryshme, kanë afate të vonuara të arkëtimit të pagesave për faturat që lëshojnë. Faktoringu mund të ofrohet nëpërmjet skontimit të vlerës së faturës nga financuesi, në formë komisioni, ose përmes pagesës së një norme interesi për periudhën që nga shitja e faturës deri në arkëtimin e saj.https://ata.gov.al/2022/08/06/volumi-i-faktoringut-u-rrit-me-45/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ